Klitschko kundërshton kritikat e Zelenskyt

27 nëntor 2022 | 21:59

Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-boksieri profesionist, Vitali Klitschko, u përgjigj të dielën ndaj kritikave të presidentit të Ukrainës për masat që ndërmori për të ndihmuar banorët t’i përballojnë ndërprerjet e energjisë elektrike, duke i përshkruar mosmarrëveshjet si “të pakuptimta” në mes të fushatës ushtarake të Rusisë.

Klitschko tha se 430 “qendra ngrohjeje” po i ndihmonin banorët të përballonin efektet e sulmeve ruse në termocentralet dhe më shumë se 100 të tjera ishin planifikuar në rast të kushteve ekstreme. Zelensky vuri në dukje javën e kaluar se kishte shumë ankesa për masat e miratuara në kryeqytet, raporton AlJazeera, përcjell Klankosova.tv

“Nuk dua të përfshihem në beteja politike, veçanërisht në situatën aktuale”, tha Klitschko në një video të postuar në Telegram.

“Kjo është e pakuptimtë. Kam gjëra për të bërë në qytet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania mbetet në lojë për kualifikimit në fazën tjetër të…