Klopp: Alcantara është një lojtar shumë i mirë

06 korrik 2020 | 11:07

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Thiago Alcantara është një lojtar shumë i mirë, por trajneri gjerman ka refuzuar ta konfirmojë interesimin e klubit të tij për mesfushorin e Bayern Munchen.

29-vjeçari ka kontratë me bavarezët vetëm deri në vitin 2021 dhe bisedimet për një rinovim të mundshëm janë në një rrugë pa krye, derisa gjiganti gjerman mund të detyrohet ta shesë këtë verë në vend se ta humbë lojtarin falas në verën e vitit të ardhshëm.

“A do të ishit të befasuar nëse nuk do të përgjigjesha për këtë? Unë kurrë nuk përgjigjem në pyetje të tilla”, u shpreh Klopp. “Thiago Alcantara është një lojtar shumë i mirë. Si shumë lojtarë të tjerë, mua më pëlqen shumë. Kjo është e gjitha që mund të them për këtë”, ka shtuar Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Evertonit po mendojnë seriozisht rikthimin në skuadër të…