Klopp: Falë Zotit që nuk luajmë çdo javë ndaj Realit

23 shkurt 2023 | 11:22

Liverpooli pësoi një humbje të thellë 2-5 ndaj Real Madridit mbrëmjen e djeshme, por kjo nuk e ndal Jurgen Klopp që të bëjë nga ato batutat e veta, që sollën jo pak humor.

“Real Madridi është një nga skuadrat më të mira në botë dhe falë Zotit që nuk luajmë çdo javë ndaj tyre. Të mbroheshim kundër tyre ishte shumë e komplikuar”, ka deklaruar Klopp në konferencën për mediet.

Liverpooli po kalon një sezon të vështirë, ku është jashtë objektivave në çdo kompeticion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…