
Klopp: I bëmë gjërat e lehta për Realin
07 prill 2021
| 11:00
Liverpooli pësoi humbje në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve nga Real Madridi (3-1).
Trajneri Jurgen Klopp ka thënë se “Reds” ia ka bërë të lehtë fitoren Realit.
“Ne nuk e bëmë këtë sonte, sidomos në pjesën e parë. Ne thjeshtë nuk kemi luajtur mjaftueshëm futboll të mirë për t’i shkaktuar Real Madridit më shumë probleme. E kemi bërë shumë të lehtë për madrilenët. Këto gabime ndodhin. Nuk kemi merituar shumë më tepër, por ai gol dhe pjesa e dytë ishte në rregull. Na mban në jetë”, ka thënë Klopp.