Klopp: Liverpooli është tërheqës për lojtarët edhe pa Ligë të Kampionëve

12 maj 2023 | 14:24

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i bindur se dyshimet rreth kualifikimit në Ligën e Kampionëve nuk do të dëmtojnë planet e tyre në tregun e transferimeve.

“Reds” aktualisht janë në vendin e pestë dhe shkojnë në Leicester City të hënën në mbrëmje, në ndeshjen e javës së 36-të. Ekipi nga “Anfield” pret gabime nga Manchester Unitedi dhe Newcastle për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por Klopp mendon se “Reds” janë tërheqës për lojtarët edhe nëse nuk kualifikohen në garën elitare për klube.

“Kur flas me një lojtar, nëse më lejohet të flas me një lojtar, nuk mund të themi për momentin nëse kemi futboll në Ligën e Kampionëve. Pra, nëse tashmë po flasim, atëherë është e qartë se ai tashmë e di për atë situatë”, ka thënë Klopp. “Por, kjo është vetëm një gjë e përgjithshme. Unë mendoj se nëse i bashkohesh një klubi, do të arrish diçka së bashku me klubin. Është e qartë se ne duhet të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve, të luftojmë për trofe dhe gjëra të tilla. Nëse doni të jeni pjesë e kësaj, ju jeni më se të mirëpritur. Ne nuk mund të garantojmë këtë vit futbollin e Ligës së Kampionëve”.

“Por, gjithçka tjetër është njësoj si më parë: një klub fantastik me një ekip futbolli vërtet të mirë – dhe një më i mirë shpresojmë vitin e ardhshëm. Është vërtet kaq e thjeshtë. Ende Liverpool. Ne jemi vërtet tërheqës për shumë lojtarë”, ka deklaruar Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është shpallur futbollisti i…