Klopp: Nuk e mbaj mend një paraqitje kaq dominuese ndaj Unitedit

18 dhjetor 2023 | 10:56

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë ndaj Manchester Unitedit, pavarësisht se kjo sfidë përfundoi me rezultat 0-0.

Trajneri gjerman i Liverpoolit është i bindur se skuadra e tij ishte dominuese ndaj Unitedit.

“Nuk e mbaj mend një paraqitje kaq dominuese kundër Manchester United”, ka thënë Klopp. Derisa në lidhje me penalltinë e mosakorduar për Liverpoolin, Klopp ka thënë se në atë rast gaboi gjyqtari.

Liverpooli është në vendin e dytë në Premier Ligë me 38 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Arsenali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lirimit të Nasim Haradinajt, moderatorja e njohur shqiptare Grida…