Kloppi dhe Van Dijki kërkohen nga Reali dhe Barça

17 shtator 2019 | 15:04

Real Madridi dhe Barcelona janë kërcënimi i radhës për skuadrën e Liverpoolit. Raportimet e fundit në mediet britanike dhe ato spanjolle flasin për një interesim të Barcelonës dhe Real Madridit për dyshen e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe Virgil Van Dijk.

Dy skuadrat kanë parë standardet e tyre teksa bien në fillim të këtij sezoni dhe ka shqetësime se statusi i tyre si forcë kryesore në Evropë nuk do të qëndrojë për shumë gjatë. Kloppi është dëshira e parë e këtyre dy skuadrave, pasi gjermani ka ngritur në një tjetër nivel skuadrën nga ‘Anfield’, pas triumfit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Kurse holandezi Van Dijk ‘rinovoi’ mbrojtjen e Liverpoolit, e cila sezonin e kaluar ishte më e mira në Premierligë, me vetëm 22 gola të pësuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heroi i kombit Xhavit Haziri është një nga themeluesit e…