Kloppi: Është rezultat i mirë

20 shkurt 2019 | 11:01

Liverpooli ka luajtur pa gola me Bayern Munchen në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në “Anfield”, por trajneri Jurgen Klopp e vlerëson si rezultat të mirë.

“Ishte një ndeshje e tensionuar nga të dyja ekipet. Nuk është një ndeshje që do ta mbajmë mend pas 30 vitesh. Mbrojtja ishte e mirë, mbajtëm portën e paprekur pa Virgil van Dijkun dhe shumë njerëz nuk do ta prisnin këtë. Shumë gjëra ishin vërtet mirë, por nuk jam ‘mbi hënë’ megjithatë jam në rregull. Nuk është rezultat ëndrrash por është i mirë”, ka thënë Klopp.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar avokati Gazmend Halilaj, i cili dy javë më…