Kloppi flet për shortin me Realin: Jemi të entuziazmuar për këtë ndeshje

08 nëntor 11:00

Jurgen Klopp ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli do të përballet me Real Madridin.

Ai ka thënë se të gjithë në Liverpooli janë të entuziazmuar për ndeshjen  me Realin.

“Gjëja e parë që mund të themi është se ky short është Champions League e pastër. Kjo është ndeshje që flet vet për veten dhe për të cilën të gjithë jemi të entuziazmuar. E di që kemi luajtur me Real Madridin në disa finale së fundmi, por nuk ndodh shpesh që dy klubet tona të kenë qenë përballë me dy ndeshje, kështu që tani mund të presim me padurim që kjo të ndodhë”.

“Vetë ndeshjet janë ende disa muaj larg, por nuk duhet shumë imagjinatë për të menduar se si do të jetë atmosfera në të dyja ndeshjet. Ky short na ka dhënë diçka të veçantë për të pritur”, ka thënë Kloppi.

Liverpooli dhe Real Madrid është përballur në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku fitues kanë dolë spanjollët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka liruar nga akuza katër…