Kloppi: Japim gjithçka për fitore ndaj Unitedit

14 dhjetor 2018 | 17:38

Liverpooli do të luaj ndeshjen e radhës ndaj Manchester United në Premier Ligë.

Trajneri Juren Klopp e ka vlerësuar si një ndeshje shumë të vështirë, por ka premtuar se skuadra e tij do të jap gjithçka për fitore.

“Lojtarët flasin me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes dhe përgatiten. Është një ndeshje si gjithë të tjerat, ku do të japim gjithçka për të fituar. Nga pikëpamja historike është një ndeshje e madhe, kështu që jam i nderuar të quhet si klasikja e Anglisë. Kam qenë pjesës e klasikes gjermane gjithashtu. Nuk kam qenë kurrë i interesuar për pikët e Unitedit. Kam qenë i vetëdijshëm për kritikat që i janë bërë, por në qoftë se i analizon si ekip, kanë shumë kualitete. De Gea në portë, Pogba, apo Rashford, Lukaku e Lingard, janë që të gjithë lojtarë të pabesueshëm”, ka deklaruar Klopp.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar për…