Kloppi kundër Ligës së Kombeve

09 tetor 2018 | 10:42

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar garën e Ligës së Kombeve, duke e quajtur si një garë të pakuptimtë.

“Tani lojtarët shkojnë dhe luajnë në Ligën e Kombeve, e cila është gara më e pakuptimtë në botë. Ne duhet të mendojmë për lojtarët. Duhet ta thërrasësh trajnerin e ndonjë kombëtares dhe t’i thuash që ta lërë ndonjë lojtar jashtë dhe ai thotë se është nën presion për këtë”, ka thënë Kloppi.

Liga e Kombeve e UEFA-s është turne i ri ndërkombëtar në të cilin kombet evropiane garojnë në një format lige për ta pasur mundësinë të luajnë në “Final Four” verën e vitit 2019, ku fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua që shpenzon rreth 3000 euro në vit për…