Kloppi: Më pëlqen energjia e Haalandit, por nuk kam numrin e tij të telefonit

23 gusht 2021 | 15:45

Erling Haaland admirohet nga të gjithë klubet. Ekipet e mëdha të botës e kanë pasur atë në agjendën e tyre për shumë muaj, por norvegjezi ende nuk është larguar nga Borussia Dortmund.

I fundit që ka folur për fenomenin norvegjez, është Jurgen Klopp, i cili është një tjetër tifoz i futbollit të Haaland. Liverpooli nuk ka qenë një nga klubet më të afërt me norvegjezin në muajt e fundit, por Klopp është i vetëdijshëm se së shpejti ai do të ndryshojë ekip dhe njëkohësisht nxjerr “The Reds” nga gara për shërbimet e tij.

“Herët a vonë Haaland do të ndryshoje skuadër, pasi një lojtarë si ai është e pamundur që të mos të synohet nga të gjithë klubet. Nuk e di nëse do të jetë vitin e ardhshëm, por Dortmund e di mirë që nuk do ta ketë dhe për shumë kohë në dispozicion. Unë nuk kam numrin e tij të telefonit! Ai është thjesht një lojtar shumë interesant dhe më pëlqen energjia e tij”, ka thënë Klopp. Përveç kësaj, trajneri gjerman vlerësoi vendin e tretë në Premier Ligë sezonin e kaluar, pasi sipas tij nuk ishte e thjeshtë të arrihej me aq shumë dëmtime sa kishin “The Reds”.

“Vendi ynë i tretë ishte po aq i mirë sa titulli i vitit të kaluar. Problemi i madh ishte se duhej të luanim pa mbrojtje. Van Dijk, Matip dhe Gomez ishte jashtë dhe u desh shumë kohë që të arrinim të menaxhonin këtë situatë sepse ne kishim humbur të gjithë strukturën tonë”, ka deklaruar trajneri gjerman. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar ka thyer xhamin e njërit prej autobusëve të…