Kloppi: Sturridge është në formë

20 shtator 2018 | 15:19

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë  se sulmuesi Daniel Sturridge është në formën më të mirë që ai e ka parë ndonjëherë.

Sulmuesi anglez e shënoi golin e  parë në ndeshjen që Liverpooli e fitoi ndaj PSG-së (3-2).

“Paraqitje e mrekullueshme. Paraqitje e madhe kjo nga Danieli. Treshja në mesfushë bëri punë të jashtëzakonshme, por ata luajnë mirë kur formacioni është kompakt. Ishte fantastike. I kam thënë Danielit se ai është në formën më të mirë fizikisht që prej se e njoh dhe i është dashur ta shfrytëzojë momentin dhe e bëri këtë. Super ndeshje, super gol”, ka thënë Kloppi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka menduar të bëjë disa ndryshime për sa i…