Kloppi tregon se a do të rikthehet Coutinho në Liverpool

25 korrik 2019 | 17:48

Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona në ketë afat kalimtar, pasi hapësirat në skuadrën spanjolle nuk janë të mëdha.

Është folur se ylli i brazilian mund të rikthehet në Liverpool, por trajneri Jurgen Klopp e ka mohuar një gjë të tillë.

“Më pëlqen Philippe, mendoj se ai është një futbollist fantastik, por do të duhet një shumë e madhe për ta marrë, dhe këtë vit nuk mund ta bëjmë. Siç e thashë kushdo që e merr do të përmirësonte ekipin, përfshirë këtu edhe ekipin tonë. Ne kemi kontakt, por jo atë kontakt të afërt për të ditur se si është gjendja e tij”, ka thënë Klopp.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i botuar në një raport të së mërkurës…