Klubet saudite interesohen për Granit Xhakën

28 prill 2026 | 12:44

Skuadrat nga Arabia Saudite kanë shprehur interesim për shërbimet e Granit Xhakës, kapitenit të Sunderlandit, kanë raportuar mediumet angleze të martën. Është bërë me dije se janë disa skuadra saudite që po synojnë transferimin e mesfushorit 33-vjeçar me të përfunduar sezoni aktual edhe pse do të jetë mision tejet i vështirë.

Xhaka vlerësohet lart te Sunderlandi dhe skuadra angleze vështirë se do të bindet për ta liruar njërin prej lojtarëve kyç të ekipit. Në sezonin e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, Xhaka ka shkëlqyer në Premier League, duke u shndërruar në njërin prej mesfushorëve më të vlerësuar të kampionatit.

Megjithatë, skuadrat nga Lindja e Mesme nuk do të dorëzohen lehtë për Xhakën, pasi janë gati të paguajnë dëmshpërblim të madh për kartonin e tij.

Xhaka ka kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028, ndërsa këtë sezon në 30 paraqitje deri më tani në kampionatin anglez, ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Pezi, duke iu referuar situatës në…