Klubi gjerman tallet me Xhakën

07 dhjetor 2020 | 17:05

Granit Xhaka nuk është duke kaluar një moment të mirë te Arsenali dhe ndeshja e fundit kundër Tottenhem Hotspur bëri që kritikat të vinin në numër të lartë.

Gjithmonë mesfushori shqiptar ka pasur shumë sulme te “topçinjtë”, kjo nisur edhe nga forma e dobët e skuadrës që nuk po njeh rritje prej kohësh.

Ndërkohë një prej tifozëve që dëshironte ulte figurën e Xhakës e ka komentuar në këtë mënyrë: “Xhaka është në nivelin e Augsburgut”. Megjithatë goditjen e fundit mesfushorit ia ka dhënë ekipi gjerman që nuk e pranon këtë krahasim. “Ju lutem, kini pak respekt për ne”, shkruhej në faqen zyrtare për të lënë të kuptohet se niveli i Granitit nuk është as për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri u ka…