17 të vdekur dhe 695 raste të reja me Covid në Shqipëri

07 dhjetor 2020 | 16:53

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri u ka bërë apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga ky virus.

Ky mesazh ka ardhur pas konfirmimit të 695 rasteve të reja me Covid për 24 orët e fundit në Shqipëri, si dhe të 17 rasteve të vdekjes nga ky virus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22 180 që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë amerikane dhe kineze dominuan tregun global të armëve në…