Klubi i madh shqiptar interesohet për Berishën

25 janar 2023 | 16:15

Skënderbeu po mendon edhe për një tjetër afrim në ditët e mbetura të merkartos. Korçarët kërkojnë të zëvendësojnë Belajd Pusin të larguar dhe për këtë janë hedhur në sulm për të gjetur një sulmues.

Ardian Takaj duket se ka “peshkuar” në Kosovë për lojtarin e dëshiruar, ku në “grepin” e tij ka rënë pikërisht lojtari i Ballkanit të Ilir Dajës.

Bëhet fjalë për Albin Berishën, i cili raportohet se mund të transferohet në Korçë, teksa për momentin nuk ka asnjë konfirmim.

Në 10 ndeshje këtë sezon të zhvilluara me Ballkanin, sulmuesi 22-vjeçar ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në dy raste .

Mbetet të presim për të mësuar nëse Berisha do të transferohet në Korçë, pasi Daja nuk do ta lëshojë “xhevahirin” e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit…