Klubi i Seria A mendon për De Rossin

19 shtator 2021 | 15:32

Pas humbjes së rëndë ndaj Interit me shifrat 6-1 dhe pas eliminimit nga fazat e para të Kupës së Italisë një muaj më parë nga skuadra e Serisë B, Ternana, tani më bankina e Sinisa Mihajloviç tek Bolonja ka filluar të “lëkundet”.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, drejtori i klubit emilian, Valter Sabatini i cili më parë ka qenë pjesë për disa muaj tek Interi si drejtues edhe tek Roma prej disa vitesh, ka kontaktuar Daniele De Rossin si trajner të mundshëm të Bolonjës.

Tashmë kartat janë ndërruar dhe nga besimi që drejtuesit më të lartë i kishin dhënë Mihajloviçit tani gjithçka duket se është përmbysur duke kontaktuar një ish-kampion Bote me Italinë në vitin 2006, Daniele De Rossin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, e ka pritur në takim…