Klubi italian ofron një milion euro për Ramadanin

24 korrik 2023 | 10:39

Pas zërave për interesin e Leçes për shërbimet e Ylber Ramadanit, tashmë ka ardhur edhe oferta zyrtare e klubit italian. Sipas Sky Sport, skuadra nga Salento paraqiti te Aberdini ofertën me vlerë një milionë euro, për blerjen e kartonit të futbollistit shqiptar.

Kuqeziu cilësohet një përforcim mjaft i rëndësishëm në mesfushë për sezonin e ri të Serie A italiane. Sezonin e kaluar, Ramadani luajti 32 ndeshje në Premier Ligën skoceze, ku realizoi edhe një gol.

Ai është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm edhe në Kombëtaren e drejtuar nga trajneri Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I riu nga Qyshku i Pejës, Avullah Lushi, nga sot…