Kluiverti e mohon kalimin te Unitedi

06 shkurt 2018 | 10:33

Justin Kluivert ka refuzuar që do të transferohet te gjiganti anglez Manchester United.

Ylli në rritje i Ajaxit, Justin Kluivert, ka mohuar zërat se ai do të transferohet gjatë verës së ardhshme në Manchester United. Vetë lojtari ka thënë se nuk ka biseduar me Mourinhon dhe diçka e tillë për momentin nuk ka sens.

“Kam dëgjuar për thashethemet, por nuk kam folur me Mourinhon. Një kalim të Unitedi nuk bën sens, jo për momentin”, ka thënë Kluivert për mediet holandeze.
Justini është djali i ish-legjendës së Barcelonës dhe Holandës, Patrick Kluivert.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblenë Vjetore të Punës,…