KMDLNj-ja kërkon t’i jepet mbështetje Qeverisë Haradinaj për taksën kundër Serbisë

16 janar 2019 | 14:31

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka hedhur dyshime se heqja eventuale e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, mund të ketë lidhje me rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

“Realisht, ata që po zhvillojnë bisedime me Serbinë në një terr absolut janë më të interesuarit që kjo masë të hiqet, në mënyrë që të arrihet ‘një marrëveshje historike me Serbinë, detyruese ….’, pavarësisht se mund të ketë edhe lëvizje të kufijve në dëm të Kosovës. Tash kemi zëra edhe brenda koalicionit se heqja e taksës mund edhe të rishikohet e që nënkupton se angazhohen për heqjen e kokës së Ramush Haradinajt e cila do të shkonte bashkë me taksën 100 për qind, përmes riformatimit të Qeverisë ku do të mbizotëronin ata që e përkrahin heqjen e taksës, si kusht për vazhdim të bisedimeve dhe për këtë, pandershëm e përdorin si argument ‘kërkesën e miqve amerikanë’” është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Sipas këtij këshilli, këtë kërkesë fuqishëm po e përkrahin ata që tërë jetën kanë punuar kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.

“Pra, në 100 për qind presion për heqjen e taksës për këto mallra nga këto dy shtete armiqësisht të disponuara ndaj Kosovës, qytetarët e Kosovës duhet 100 për qind t’i bojkotojnë këto mallra, deri në një situatë tjetër”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së, e cila drejtohet nga Behgjet Shala.

KMDLNj-ja ka kërkuar që të përkrahet Qeveria e Kosovës si dhe kryeministri Haradinaj, deri në një situatë tjetër sikur edhe çdo kryeministër tjetër eventual që e mbron sovranitetin e Kosovës dhe interesin qytetar dhe shtetëror.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shqiptarë janë ndaluar në aeroportin e Berlinit në Gjermani…