KMDLNj: Kufizimi i lirisë së lëvizjes, i papranueshëm

24 tetor 2018 | 15:35

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj sulmit kundër pelegrinëve serbë në Studenicë të Istogut, duke thënë se pengimi i qytetarëve serbë për t’i vizituar pronat e tyre apo kultet fetare është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kufizim i lirisë së lëvizjes dhe si i tillë është i papranueshëm.

Më 21 tetor, një grup i serbëve që aktualisht jetojnë si persona të zhvendosur në Serbi , në mënyrë të organizuar vizituan fshatin Studenicë të kësaj komune përkatësisht manastirin në këtë fshat dhe gjatë vizitës hasën në kundërshtim të banorëve shqiptarë.

Policia e Kosovës ka ndaluar 11 persona, dhe ndaj 6 të ndaluarve ka nisur procedura për prishje të rendit publik. Gjatë kundërshtimit, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit duke thyer disa xhama mirëpo nuk pati të lënduar në mesin e udhëtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e…