KMDLNj: Liberalizimi i vizave nuk është duke ndodhur për shkaqe politike

12 korrik 2018 | 14:54

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) nëpërmjet një reagimi për medie ka theksuar se mosliberalizimi i vizave është duke ndodhur për shkaqe politike, e jo se nuk janë plotësuar kriteret.

KMDLNj-ja ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës po mbesin pezull dhe në gërshërë midis bashkësisë ndërkombëtare që vendos realisht se kur do të liberalizohen vizat.

“Qytetarët e Kosovës për një kohë të gjatë po mashtrohen në radhë të parë nga bashkësia ndërkombëtare e pastaj si pasojë edhe nga politikanët kosovarë se procesi i liberalizimit të vizave është perspektivë evropiane, diçka e pashmangshme dhe vetëm sa nuk ka ndodhur. Të gjitha vendit e rajonit kanë përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave pasi, kryesisht, vetëm pjesërisht i kanë përmbushur kriteret e parapara dhe se ky liberalizim ka qenë më shumë politik, se sa përmbushje e standardeve të parapara”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj-ja ka theksuar se për dallim nga shtetet tjera, që në planin e përmbushjes së kritereve dhe forcimit të demokracisë përmes shtetit të së drejtës kanë pasur lehtësime dhe kritere më të buta, Kosovës i janë vendosur kritere që nuk i ka pasur asnjë vend apo shtet i rajonit siç ishte demarkacioni me Malin e Zi, bisedimet me Serbinë, Gjykata Speciale dhe kritere të tjera.

“Nëse bëjmë krahasime me shtetet tjera që e kanë përfituar lirinë e lëvizjes në zonën Shengen, edhe Kosova i ka plotësuar ato kushte dhe çdo vonesë që i bëhet liberalizimit të vizave nuk është për shkak të mospërmbushjes së standardeve të parashtruara, por se ka prapavijë dhe qëllim politik, i cili si mjet shantazhi do të dëmtojë rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, do të ndikojë në përkeqësimin e situatës së sigurisë…”, është thënë në këtë reagim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së…