KMDLNj: Shpresojmë që presidenti ta shfrytëzoj të drejtën e tij për faljen e të burgosurve

28 prill 2020 | 18:34

Përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) janë takuar me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale pandemike dhe kërkesat për pezullimin e dënimit.

“Përfaqësuesit e KMDLNj-së prezantuan të gjitha kërkesat që kanë pranuar nga personat e privuar nga liria, shqetësimet e tyre dhe të familjeve të tyre në këtë situatë. Gjithashtu, përcollëm edhe informata se te privuarit nga liria kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve, pas pezullimit të grevës së urisë në shumë institucione, pas datës 4 maj 2020”, ka njoftuar KMDLNj.

KMDLNj ka përsëritur kërkesën e tyre në adresën e presidentit të Kosovës.

“Gjithashtu, përfaqësuesit e KMDLNj-së përsëritën shpresën që Presidenti i Republikës do të shfrytëzojë të drejtën e tij kushtetuese për falje. Një problem tjetër që e theksuan është edhe ankesat në punën e Panelit për Lirim me Kusht, i cili do të duhej të ishte më aktiv në këtë kohë”, ka njoftuar KMDLNj.

Po ashtu,  në këtë takim është biseduar edhe për programin e ofrimit të asistencës financiare të të burgosurve.

“Në këtë takim u bisedua edhe për projektin e KMDLNj-së për ndihmë humanitare personave të privuar nga liria dhe familjeve të tyre të financuar nga Rrjeti i Fonadacioneve të Shoqërisë së Hapur nga Zyra Qendrore në Nju Jork dhe dega për Kosovë – Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ( KFOS ). Asistenca humanitare do të jepet për 185 familje që do të përzgjidhen nga KMDLNj në kohëzgjatje prej tre muaj dhe kapë shumën nga 170 euro për muaj, në vlerë totale prej 94,350.00 euro”.

“Edhe ministrja edhe drejtori i SHKK shprehën mirënjohjen e tyre për këtë projekt-ndihmë dhe dhanë gjithë përcaktimin për të ndihmuar në kuadër të kapaciteteve dhe përgjegjësive që ata kanë”, ka njoftuar KMDLNj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rep artistët Nec dhe Dj Escoman, kanë publikuar projektin më…