Koalicioni AAK-PSD shpalos programin për reformën në administratën publike

25 shtator 2019 | 13:13

Në një konferencë për media të mbajtur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri nga AAAK-ja dhe Shqipe Pantina nga Partia Socialdemokrate (PSD) kanë folur rreth reformave në administratën publike.

Tahiri në këtë konferencë ka sqaruar se çfarë parasheh Ligji për Qeverinë, sipas të cilit ekzekutivi i vendit do t’i ketë vetëm 15 ministri.

Sipas tij do të jenë më shumë se dy zëvendëskryeministra të cilët duhet të jenë udhëheqës të ndonjë ministrie, ndërsa çdo ministri nuk do të ketë më shumë se dy zëvendësministra.

Tahiri ka thënë se me Ligjin për Qeverinë janë përcaktuar edhe kompetencat e ekzekutivit pas dorëheqjes së Qeverisë.

Ndërsa Shqipe Pantina nga PSD-ja ka treguar se reformat tanimë kanë filluar në Qeverinë e kaluar, por sipas saj puna duhet të vazhdojë edhe më tutje.

Ajo ka përmendur edhe synimet e Qeverisë së tyre potenciale ku ka thënë se do të fokusohen në departizimin e institucioneve shtetërore si dhe rritjen e cilësisë në arsim, por edhe reforma tjera në kuadër të administratës publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), njëherësh kandidatja për deputete, Fatmire…