Koalicioni gjigant -14 partitë opozitare bashkohen në një listë të përbashkët

24 shkurt 2021 | 23:53

Opozita e Bashkuar ka nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor. 14 parti opozitare i janë bashkuar Partisë Demokratike për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Koalicioni opozitar do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërkohë që disa nga partitë aleate do të kenë vende të sigurta në listat zgjedhore.

Të gjitha partitët opozitare arritën sot marrëveshjen për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Marrëveshja u arrit pas takimeve që lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me krerët e partive të tjera opozitare.

Koalicionit opozitar do të përbëhet nga 14 parti të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Partitë që do të marrin pjesë në koalicioni opozitar janë:
1. Partia Demokratike-Lulzim Basha
2. Partia Republikane-Fatmir Mediu
3. Partia Agrare Ambientaliste-Agron Duka
4. Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet-Shpëtim Idrizi
5. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar-Dashamir Shehi
6. Partia Demokristiane-Nard Ndoka
7. Partia Fryma e Re Demokratike-Bamir Topi
8. Partia e Ballit Kombëtar-Artur Roshi
9. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut-Vangjel Dule
10. Partia Bashkimi Liberal Demokrat-Arian Starova
11. Partia Bashkimi Demokrat-Ylber Valteri
12. Partia Mendimi i Djathtë Liberal-Mustafa Lici
13. Partia Lëvizja e Legalitetit-Shpëtim Axhami
14. Partia Kristian Demokrate-Dhimitër Muslia

I pari që ka firmosur marrëveshjen ka qenë kreu i Republikanëve Fatmir Mediu dhe më pas kanë nënshkruar edhe krerët e partive të tjera aleate.

Pritet që partitë aleate, të cilat do të jenë pjesë e listës shumëemërore në zgjedhjet e 25 prillit, do të kenë vende të sigurta në disa qarqe, si dhe kandidatë në të gjithë qarqet e tjera të Shqipërisë.

Pjesë e koalicionit opozitar pritet do të jenë dhe Kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI si dhe kreu i Frymës së re Demokratike Bamir Topi.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë si forcë më vete në zgjedhjet e 25 prillit por do të garojë bashkë me Partinë Demokratike në disa qarqe të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shkëlzen Gashi po thotë se simpatizantët e ish-presidentit Ibrahim…