Koci dhe Ymeri vizituan komunën e Skenderajt

09 nëntor 2018 | 14:19

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka pritur sot zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, dhe zëvendësministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abdyl Ymeri, me të cilët ka diskutuar rreth bashkëpunimit dhe përkrahjes në projekte që kanë për qellim zhvillimin ekonomik të komunës së Skenderajt.

“Dy zëvendësministra vizitojnë Komunën e Skenderajt. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z.Nuredin Lushtaku, ka pritur sot zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, z.Gani Koci, dhe zëvendësministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Abdyl Ymeri, me të cilët ka diskutuar rreth bashkëpunimit dhe përkrahjes në projekte që kanë për qellim zhvillimin ekonomik të komunës së Skenderajt, në vazhdën e bashkëpunimit në mes të institucioneve qendrore dhe Komunës sonë.

Nënkryetari Lushtaku gjithashtu i ka njoftuar zyrtarët qeveritarë rreth angazhimit të Komunës së Skenderajt, sa i përket zhvillimit ekonomik, synimet e qeverisjes lokale për të sjell investitorë, dhe për të investuar komunën e Skenderajt, e cila tashmë ka krijuar kushte të përshtatshme për investime.

Nënkryetari Lushtaku dhe dy zëvendësministrat u pajtuam që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe nivelit qendror, rreth përkrahjes së projekteve në të mirë të qytetarëve”, është thënë në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Londra ka mposhtur Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion duke u…