
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (Video)
Avokati Arianit Koci sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha se ky aktgjykim ka qenë i qartë mjaftueshëm, por se kur dikush dëshiron, mund të gjejë diçka për t’a keqinterpretuar.
“Me të vërtetë po mendoj që kjo është tepruar tani. Është interesant që e kam vërejtur që krejt politikanët janë njëjtë”.
“Derisa nuk është marrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese unë u kam bërë presion të gjithëve bashkë, deputetëve dhe kam menduar se të gjithë janë fajtor”.
“Tash pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është vendim i qartë, Gjykata ka mund edhe më qartë me artikulu komplet mendimin e vet, por edhe kështu është qartë mjaftushëm. Kur don me lexu me keqbesim, kur don me keqinterpretu ti mundesh me gjet vazhdimisht”, tha ai.
Koci u shpreh se pas vendimit të Kushtetueses, sipas tij po shihet se bllokuesi i Kuvendit është Albin Kurti.
“Tash po shihet se bllokues, pas vendimit është Albin Kurti dhe tash për njëherë përkrahësit e Vetëvendosjes, prej “simpatizantit të Vetëvendosjes” po thonë “ti je përkrahësh i këtyre të tjerëve”.
“Çka po shohim këtu? Cili është rezultati? Rezultati është që secili politikan qenka i njëjtë në Kosovë, secili na shfrytëzoi neve”, u shpreh ai./Klankosova.tv