Koeficienti për paga, Haradinaj: Qeveria Kurti i vuri vulë mashtrimit

01 shkurt 2023 | 15:10

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth koeficientit për paga – 105, duke theksuar se
sot qeveria Kurti i vuri vulë mashtrimit.

Sipas Haradinajt, fshehja e deritashme e koeficientit kishte për qëllim t’i zë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim.

“E ata janë shumë! Krejt ky veprim i qeverisë, në mënyrë që të sabotojë mundësinë për sfidimin dhe shfrytëzimin e proceseve dhe mekanizmave ligjorë kundër këtij ligji i cili nëpunësit dhe profesionistët shtetërorë i trajton si ‘armiqësorë’, i anatemon. Kishte për qëllim t’i fusë në debate dhe përplasje edhe përfaqësuesit e ndryshëm sektorialë, duke bërë rritje të kamufluara për disa sektorë, nivele dhe pozita, përderisa shumicës ia konfirmon ato paga që i kishin tashmë. Ligji sipas këtij koeficienti ka krijuar terren për keqkuptime ndaj kundërshtimeve opozitare të një vendimmarrjeje qeveritare arbitrare dhe përjashtuese. Kjo qasje është fyese! Ky koeficient është alarmues dhe mashtrues!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit