Koeman: Edhe kampionatin e ardhshëm do të jam trajner i Barçës

24 maj 2021 | 17:44

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, beson se do të vazhdojë të jetë trajner i “Blaugranëve”.

Barcelona doli nga gara për titull në dy ndeshjet e fundit ku u mposht nga Celta Vigo dhe barazoi me Atletico Madridin dhe Levanten duke përfunduar në vendin e tretë në La Liga.

“Nuk besoj të jetë ndeshja ime e fundit me Barcelonën, kam një kontratë edhe për vitin e ardhshëm”, ka thënë Koeman. “Jam i qetë, nëse klubi ka vendosur diçka ndryshe duhet të ma thotë. Kur i përgjigjeni për shumë kohë një pyetjeje, është normale që të jesh i lodhur”, ka shtuar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar rastet e dhunës ndaj…