Koemani debuton me fitore te Barça

27 shtator 2020 | 23:17

Nis me një fitore bindëse 4-0 sezoni i ri për Barcelonën, por dhe për Koeman që bëri debutimin në një sfidë zyrtare. Ishte një mbrëmje fantastike për Ansu Fatin që shënoi dy herë për 4 minuta (15’ dhe 19’).

Në minutën e 35-të, Lionel Messi realizoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë. Në limitet e pjesës së parë, pas një krosimi të Messit në zonë, Pau Torres e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij.

Barcelona nuk harxhoi energji në fraksionin e dytë. Në këtë mënyrë katlanasit e nisin me një fitore bindëse, ndërkohë që duhet evidentuar edhe debutimi shumë i mirë i Pjaniq në mesfushë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zymer Bytyqi ka realizuar golin e tetë në elitën e…