Koemani deklarohet pas shkarkimit

28 tetor 2021 | 11:25

Barcelona ka harruar të fitojë në La Liga. Ndeshja mes Barcelonës dhe Rayo Valleciano përfundoi me rezultatin 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Radamel Falcao në minutën 30.

Kjo humbje ka shkaktuar një “tërmet” në stolin e Blaugranave, sepse i ka kushtuar shumë trajnerit Ronald Koeman. Tekniku holandez nuk është më trajneri i  Barçës sepse menjëherë pas ndeshjes ka ardhur edhe shkarkimi i tij për shkak të rezultateve negative të marra në ndeshjet e fundit.

Gjithsesi Koeman ka respektuar edhe konferencës pas ndeshjes, duke folur për humbjen e skuadrës së tij i cili shprehet se skuadra nuk e meritonte të humbiste në këtë takim.

“E kemi humbur këtë ndeshje jo sepse kemi luajtur keq, por sepse nuk kemi shënuar. Nuk mund të them gjë tjetër. Kemi lojtarë që dinë të shënojnë. Nuk mund të ankohem për ekipin. Jemi futur disi vonë në lojë, por me aq raste sa kemi krijuar nuk e meritonim humbjen. Nuk jemi mirë, kemi mungesë ekuilibri. Kemi humbur shumë lojtarë, ndërsa rivalët tanë janë forcuar ndjeshëm. Tashmë renditja është bërë shqetësuese. Kjo tregon se nuk jemi mirë. Gjithsesi, e them se problem mbetet shënimi i golit, jo loja. Për titullin ka shumë kohë përpara dhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Por më shumë më shqetëson efikasiteti para porte. Edhe ndaj Vallecianos kemi luajtur mirë, por kur humbet ndeshjen loja nuk vlen. Ne kemi treguar në shumë ndeshje që jemi të aftë të përballemi si të barabartë, por kjo nuk na mjafton për të fituar”, ka deklaruar Koeman.

Kujtojmë se pas 10 javësh kampionat Barcelona ka arritur të grumbullojë vetëm 15 pikë dhe aktualisht është e renditur në vendin e 9-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se gjendja e…