Koemani mori pëlqimin e Messit para zëvendësimit të tij (Video)

10 janar 2021 | 13:26

Lionel Messi dhuroi një tjetër performancë të mirë mbrëmë, teksa realizoi dy gola në fitoren e Barcelonës në udhëtim ndaj Granadas me rezultat 0:4. Dy golat tjerë i realizoi Griezmann.

Pasi kreu detyrën, Messi u zëvendësua në minutën e 65-të me Braithwaite, për të qenë i freskët për ndeshje e Barcelonës në Superkupën e Spanjës.

Por, para se të zëvendësohej, argjentinasi fillimisht u pyet nga trajneri Ronald Koeman nëse do të dëshironte të largohej nga fusha. Më 13 janar, Barcelona luan ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Sociedadit me fillim nga ora 21:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
San Antonio Spurs vijon ngjitjen në renditje, pasi ia doli…