Koemani: Pavarësisht prej humbjeve, ne jemi duke u përmirësuar

27 tetor 2021 | 11:22

Humbja në “El Clasico” ndaj Real Madridit ka lënë një shije të keqe te skuadra e Barcelonës. Ndeshjen e radhës katalanasit e kanë me Sayo Vallecano, ditën e nesërme në kuadër të javës së 11-të në La Liga. Përpara kësaj ndeshjeje trajneri Koeman është shprehur se ka besim të plotë te skuadra e tij dhe e gëzon fakti që ekipi po përmirësohet dita-ditës.

“Ne jemi duke u përmirësuar. Nuk duhet të shikojmë një rezultat, megjithëse e kuptoj zhgënjimin e humbjes nga Madridi. Dua ta shijoj atmosferën që ishte në stadium, por pranoj se gjërat varen nga rezultatet”, ka thënë Koeman.

Gjithashtu, në konferencën para mediave 58-vjeçari u pyet nga gazetarët nëse Barcelona është në një kohë të vështirë për shkak të rezultateve të marra, kryesisht ndaj skuadrave të mëdha në letër, tekniku holandez thekson se presioni te skuadrat e mëdha është gjithmonë i pranishëm. “A jeni në një kohë të vështirë? Varet nëse fiton apo jo, në skuadrat më të mëdha ka më shumë presion. Ancelotti ka qenë në shumë klube dhe ai e di atë në mënyrë të përkryer, ai di ta mbajë atë dhe po, kemi folur për këtë dhe ai më inkurajoi. Nesër do të përballemi me Rayon, një rival që na i bëri gjërat të vështira sezonin e kaluar në Copa del Rey. Ne duhet të vazhdojmë në përputhje me ndeshjet e fundit në të cilat kemi bërë gjërat mirë”, ka shtuar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i gripit që po vjen në Evropë mund të…