Koha mbaroi për Emma Watson

15 shkurt 2018 | 12:09

Aktorja britaneze Emma Watson ka organizuar mbledhjen e një fondi për mbrojtjen ligjore të grave në vendin e punës #TIMESUP apo koha ka mbaruar.

Fondi #TIMESUP ka për qëllim t’i ndihmojë gratë të cilat janë të ngacmuara apo të dhunuara seksualisht në vendin e tyre të punës.

“Unë qëndroj me gratë në të gjitha industritë për të thënë #TIMESUP për abuzim, ngacmim, margjinalizim dhe nënpërfaqësim. Bashkohu me mua! Nënshkruani deklaratën e solidaritetit dhe ia dhuroni Fondit të Mbrojtjes Ligjore #TIMESUP”, ka shkruar aktorja në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Sipas fakteve të publikuara në #TIMESUP 1 e 3 e grave prej moshave 18-34 vjeç kanë qenë të ngacmuara seksualisht në vendin e punës dhe 71% e këtyre grave nuk kanë raportuar për këtë gjë.

Ndërsa 50% e meshkujve mendojnë se udhëheqja e grave përfaqësohet më mirë në kompanitë në të cilat vetëm një në dhjetë liderë të lartë është grua.

Fondi ofron zgjidhje për raportimin e këtyre rasteve. Secili që ka përjetuar ngacmim seksual, apo i është bërë ndonjë e padrejtë për shkak të gjinisë që i përkasin, në vendin e punës mund ta raportojnë rastin në faqen zyrtare te TIMESUP.

Si fillim mund të njihesh me të drejtat e tua pastaj në fond janë emrat e shumë organizatave ku mundesh të kërkosh ndihmë dhe në fund ofrohet edhe zgjidhja se çfarë duhet të bësh me rastin tënd.

#TIMESUP nuk është projekti i vetëm i Emma Watson, angazhimi i saj për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore është shumë i gjerë. Në mars të vitit 2016 ajo ka marrë pjesë në kampanjën e grave #HeForShe e cila u bën thirrje meshkujve të japin përkrahjen e tyre në barazinë gjinore.

Gjithashtu po në këtë vit ,ajo ka formuar edhe klubin feminist të leximit “Goodreads”. Qëllimi i klubit është dhënia e ideve feministe dhe diskutimi i tyre në klub.

Formimi i një fondi të tillë si #TIMESUP përveç që ndihmon në zgjidhjen e këtyre rasteve, është mënyrë vetëdijesuese e cila ndihmon të kuptojmë se me çka duhet të përballen gratë çdo ditë në vendin e tyre të punës.

Edhe në vendin tonë në Kosovë do të ishte mirë të formohej diçka e tillë, sepse diskutimet mbi baza gjinore do të ndihmonin shumë në perceptimin e grave dhe vajzave në shoqëri.

(Ëndronida Shala, studente)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka bërë me dije se…