KOK-u i përzgjodhi 10 bursistët e rinj

20 janar 2021 | 13:09

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e 56-të të mbajtur mbrëmë në Hotel Sirius, të parën për këtë vit, ka shqyrtuar pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

BE bëri përzgjedhjen e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të marrin bursa në vlerë 150 Euro në muaj nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren Nr. 03/2013 për ndarjen e Bursave për Shpresat Olimpike dhe Paralimpike.

Në listë ndodhen nga dy sportistë të xhudos, karatesë, boksit dhe atletikës, ndërsa tenisi dhe skitaria, kanë nga një. Në përzgjedhjen prej 28 aplikimeve të 13 federatave, janë marrë parasysh rezultatet e arritura në vitin 2020, ndërsa mosha e përcaktuar ka qenë 15-21 vjeç.

Në ditët e ardhshme, BE i KOK-ut, pritet të zgjedh edhe bursistët “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të marrin paga nga Komiteti Olimpik i Kosovës, por që nuk ndodhen në këtë listë.

Gjatë vitit 2020, bursa nga KOK-u morën 10 sportistë të federatave të notit, xhudos, atletikës, karatesë, boksit, shigjetarisë, taekwondosë, tenisit dhe mundjes.

Lista bursistëve:

Erza Muminoviq    (xhudo)
Dardan Cena           (xhudo)
Betim Maliqi           (karate)
Albulena Gërvalla  (karate)
Alnera Brahimi       (boks)
Remzo Mustafiq      (boks)
Muhamet Ramadani (atletikë)
Alaudin Suma           (atletikë)
Vesa Gjinaj                 (tenis)
Drin Kokaj                 (skitari)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, do t’i adresohet…