Bideni do t’i adresohet çështjeve të barazisë dhe imigracionit

20 janar 2021 | 13:03

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, do t’i adresohet çështjeve të barazisë dhe imigracionit. Biden do të inaugurohet sot si president i 46-të i SHBA-së.

Ai do të lëshojë një urdhër ekzekutiv për t’iu adresuar barazisë racore në politikat federale dhe programet, synim që ka për qëllim të çrrënjosë racizmin sistematik. Po ashtu do të shfuqizojë disa urdhëra të Donald Trumpit,m ka thënë ekipi i Bidenit, raporton BBC.

Po ashtu do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund ndalesës kontraverse të udhëtimit që kishte lëshuar presidenti Donald Trump, i cili u kishte ndaluar hyrjen në SHBA disa shteteve me shumicë myslimane.

Bideni po ashtu do të urdhërojë ndalimin e ndërtimit të një muri kufitar me Meksikën, në pritje të rishikimit të ligjshmërisë së financimit që ishte përdorur nga administrata Trump. Bideni po ashtu do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që revokon një plan të Trumpit për të dëbuar imigrantët e padokumentuar nga regjistrimi dhe do të nënshkruajë një memorandum për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes për “ëndërrimtarët” – një skemë që mbron imigrantët e rinj të padokumentar nga deportimi.

Bideni po ashtu do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të ndihmuar në parandalimin dhe luftimin e diskriminimit – përfshirë në vende të punës – në baza të identitetit gjinor dhe orientimit seksual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) do zhvillohet super përballja mes Juventusit dhe…