KOK-u mbështet pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Kosovë

13 mars 2020 | 23:23

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së masave të koronavirusit, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë të pezullohen deri në një vendim të ri.

Pas FFK-së, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës “përkrah vendimin e Qeverisë duke e konsideruar më se të nevojshëm pas situatës së krijuar së fundi”.

KOK njofton se “Presidenti Besim Hasani sot kishte zhvilluar një takim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe me përfaqësues të federatave, ku njëzëri është kërkuar të ndërpriten aktivitetet sportive”.

Ndër të tjera “KOK rekomandon të gjitha federatat sportive, klubet dhe sportistët t’i përmbahen vendimeve të Qeverisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një barnatore në Komunën e Skenderajt është gjobitur në vlerë…