KOK-u nis Javën Olimpike me aktivitete të shumta në mbarë vendin
01 qershor 2026
| 08:58
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë Javën Olimpike 2026, e cila do të shënohet me një sërë aktivitetesh sportive dhe promovuese në vend.
Java Olimpike do të nisë më 1 qershor dhe do të zgjasë deri më 6 qershor. Në kuadër të saj do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të promovimit të sportit, vlerave olimpike dhe jetës aktive.
Aktiviteti qendror do të mbahet më 4 qershor, kur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të shënohet Dita Olimpike.
Me rastin e fillimit të Javës Olimpike, KOK do të mbajë konferencë për media sot në zyrat e tij, me fillim nga ora 09:30, ku do të prezantohen aktivitetet dhe programi i paraparë për ditët në vijim.



