KOK-u rrit mbështetjen për sportistët

24 nëntor 15:50

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e Bordit Ekzekutiv ku është marr edhe një vendim me rëndësi për sportistët.

Aty është vendosur që nga 100 euro për një ditë të heqjes së shpenzimeve për përgatitje për sportistët, të rritet shuma në 150 euro në ditë dhe ky vendim do të hyjë në fuqi prej janarit të vitit të ardhshëm.

Në këtë mbështetje, krahas sportistit, do të hyjnë edhe shpenzimet e trajnerit.

Gjatë vitit 2023, KOK-u do të dërgojë në përgatitje sportistët para garave ndërkombëtare si: Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Friuli-Venezia-Giulia 2023” (Itali), Lojërat Evropiane “Krakovia dhe Malopolska 2023” (Ploni), Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF) Maribor 2023 (Slloveni) dhe Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023” (Greqi).

Të parët që do të përfitojnë nga kjo rritje e mbështetjes do të jenë skitarët, që në janar do të përgatiten para pjesëmarrjes në EYOF-in Dimëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…