Kolegji AAB ndan 100 bursa për studime bachelor për studentët e rinj

21 shtator 2020 | 17:19

Edhe pse në situatë jo të zakonshme për shkak të pandemisë Covid-19, Kolegji AAB, përmes Programit të Bursave, ka vendosur që për të gjithë maturantët e interesuar për studime universitare të ofrojë 100 bursa të plota studimi për një vit akademik, të cilat kapin shumën e mbi 100 mijë eurove.

“I ranguar si institucioni më i mirë jopublik në ranglistën e universiteteve Webometrics, me numrin më të madh të studentëve dhe mësimdhënësve, me një infrastrukturë mbresëlënëse e cila flet për investimet e vazhdueshme që janë bërë për pothuaj dy dekada të funksionimit, Kolegji AAB edhe njëherë dëshmon se është prijës i arsimit të lartë në vend dhe jo vetëm”.

“Të gjitha statistikat dhe trendët e regjistrimit të studentëve të rinj në arsimin jopublik nëpër gjenerata, e kanë nxjerrë Kolegjin AAB si zgjedhjen e parë të maturantëve në Republikën e Kosovës. AAB vazhdon të jetë synim dhe ëndërr edhe e çdo maturanti nga trojet jashtë Kosovës, përfshirë Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Malin e Zi, numri i të cilëve rritet për çdo vit”, është bërë me dije në njoftimin e AAB-së.

Në këtë njoftim theksohet se “Me mbi 40 programe bachelor dhe master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, diplomat e të cilave janë njohur dhe vazhdojnë të njihen edhe në shumë vende të BE-së e në ShBA, AAB padyshim bën diferencë në këtë fushë”.

“Janë edhe shumë arsye madhore të cilat e bëjnë AAB-në më të pëlqyerin: programet moderne të studimit, standardet më të larta të studimit; stafi i shkëlqyer akademik; infrastruktura dhe teknologjia më bashkëkohore; shpërblimet dhe bursat për studentët e dalluar; mundësitë më të mira të praktikave të organizuara nga Qendra e Zhvillimit të Karrierës; bashkëpunimi intensiv ndërkombëtar, jeta e pasur dhe cilësore sociale, aktivitetet e shumta kulturore, artistike dhe sportive, e shumë arsye dhe gjetje të tjera origjinale”, thuhet në njoftim.

Kush mund të aplikojë në këtë program?

Në Programin e Bursave mund të aplikojnë të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar me sukses testin e maturës dhe nuk kanë vendosur ende se ku do të studiojnë. Kjo është një mundësi e artë sepse Kolegji AAB ofron bursa në 17 programe shumë të kërkuara studimore në nivelin bachelor.

Programet studimore në të cilat ofrohen bursa në këtë afat të regjistrimit janë:

No description available.

Si mund të aplikoj?

Mënyra e aplikimit është e thjeshtë. AAB ka krijuar një platformë të veçantë në të cilën ju mund të lini të dhënat tuaja përmes të cilave do të kontaktoheni për procedurat e mëtejme.

Linku i aplikimit:

https://aab-edu.net/programi-i-bursave-2020-21

Kur është afati i aplikimit?

Afati i aplikimit për Programin e Bursave në afatin e dytë në Kolegjin AAB është i hapur nga data 19 shtator – 02 tetor 2020 (ora 24.00).

Cila është procedura e përzgjedhjes për bursë?

Pas periudhës së aplikimeve, aplikantët do të ftohen në testim ku varësisht nga fusha e përzgjedhur e aplikimit do t’ i nënshtrohen testit me njohuri bazike nga ajo fushë. Kandidatët do të pranojnë sms për kohën e testimit, i cili do të mbahet më 5 tetor 2020.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Ivan Rakitiq i ka dhënë fund karrierës së tij…