Rakitiqi pensionohet nga Kombëtarja e Kroacisë

21 shtator 2020 | 17:10

Mesfushori Ivan Rakitiq i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Kroacisë në moshën 32-vjeçare.

Rakitiq, i cili u largua nga Barcelona këtë verë drejt Sevillës, ka befasuar jo pak me vendimin e tij të fundit. Vendimi i 32-vjeçarit u publikua pak më herët nga faqja e Federatës së Futbollit të Kroacisë në rrjetet sociale.

Rakitiqi bëri 106 paraqitje me kombëtaren e tij, duke realizuar 15 gola. Suksesi i tij më i madh ishte arritja në finalen e Kupës së Botës të vitit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati i Superligës ka filluar, ndërsa ndeshja e Superkupës nuk…