Kolonel Lumni Graishta uron Vitin e Ri 2026: “Për të gjithë ata që e duan atdheun”
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe festës së Vitit të Ri 2026.
Urimi i tij është shoqëruar me një fotografi të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, përmes së cilës ai ka shprehur respekt dhe vlerësim për punën dhe përkushtimin e tyre.
“PËR TË GJITHË JU QË E DONI ATDHEUN. Për të gjithë ju qytetarë të vendit tim, për të gjithë ju miq dhe kolegë të dashur, me një foto të djemve dhe vajzave më të mira që ka kombi ynë, ju përcjell urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja për vitin 2026. Ky dhe të gjitha vitet që vijnë pas tij qofshin vite të mbara për të gjithë ne. Urime e gëzuar!”, ka shkruar kolonel Graishta.
Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun, duke uruar shëndet, paqe dhe suksese për të gjithë qytetarët e Kosovës në vitin e ri.



