Kolumbia për herë të parë me ambasadore në Kosovë

30 korrik 2021 | 13:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Kolumbisë në Romë, Gloria Isabel Ramirez Rios, e cila do të shërbejë si ambasadore jorezidente në Kosovë.

Në takimin me të, presidentja Osmani, ia uroi ambasadores Ramirez Rios emërimin si e para ambasadore e këtij vendi në Kosovë.

Ajo e ritheksoi mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Kolumbisë dhënë vendit tonë dhe u shpreh e lumtur që raportet e mira me këtë vend po thellohen dita-ditës.

“Kolumbia është njëra ndër vendet e para e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që atëherë ajo ka qenë përkrah nesh në synimet për konsolidim të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.

Ajo i kërkoi ambasadores Ramirez Rios që vendi i saj të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si mekanizëm i cili do të shërbejë jo vetëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, por, mbi të gjitha madje, për përmirësimin e mëtejmë të jetës së qytetarëve.

“Anëtarësimi i vendit në organizata ndërkombëtare për ne nuk nënkuptojnë vetëm forcim të shtetësisë, por më shumë siguri dhe më shumë mundësi për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Osmani.

Ndërkohë, ambasadorja e Kolumbisë, Gloria Isabel Ramirez Rios, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona.

Ajo ritheksoi se Kolumbia do të vazhdojë ta jetë përkrah Kosovës në të gjitha iniciativat ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ia ka përcjellë ambasadores Ramirez Rios dëshirën e saj për ta mirëpritur në Kosovë presidentin e Kolumbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të…