Kolumbia shkarkon trajnerin Carlos Queiroz

02 dhjetor 2020 | 13:50

Carlos Queiroz nuk do të drejtojë më Kombëtaren e Kolumbisë. Ish-trajneri i Real Madridit dhe Portugalisë vendosi mbylljen e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të këtij vendi pas humbjes turpëruese 6-1 me Ekuadorin në eliminatoret e Kupës së Botës 2022.

Lajmi u dha sot nga Federata Kolumbiane e Futbollit. “Për Federatën Kolumbiane të Futbollit ishte krenari të kishte Keirozin si trajnerin e kombëtares për dy vite, në të cilat ai dha gjithë kapaciteti e tij, përvojën dhe njohuritë e tij”, thuhet në komunikatën e FKF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Besnik Berisha ka insistuar se vendimi për votimin e…