Komanda ushtarake ruse ka pezulluar dërgimin e njësive të reja në Ukrainë

12 shtator 2022 | 23:43

Komanda ushtarake e Federatës Ruse ka pezulluar dërgimin e njësive të reja në Ukrainë, pas kundërofensivës ukrainase që ka ndryshuar rrjedhën e luftës dhe ka lodhur tej mase Moskën.

Kështu të paktën pretendon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Komanda ushtarake e Federatës Ruse ka pezulluar dërgimin e njësive të reja, që tashmë janë formuar brenda territorit të Ukrainës”, thuhet në një kumtesë të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase që u publikua në Facebook.

E nga kjo kundërofensivë e ukrainasve, rusët në masë të madhe kanë filluar të tërhiqen nga shumë rajone që deri më tani i kanë mbajtur nën kontroll.

Madje u janë bërë thirrje edhe forcave separatiste pro-ruse që të evakuohen, pasi ukrainasit janë zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të këtij vendi evropian.

Në anën tjetër në jug dhe lindje të Ukrainës po vazhdojnë luftimet e ashpra mes dy palëve, kurse së fundmi Vladimir Putin ka shkarkuar komandantin e ushtrisë ruse që është përgjegjës për luftimet në Ukrainë.

Kjo ka bërë që të rriten dyshimet se Putin nuk është i kënaqur me punën e zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë, ose nuk po i dalin llogaritë siç i kishte menduar më herët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka arritur të rimarrë territore të mëdha gjatë ditëve…