Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin grek të Mbrojtjes, diskutojnë për çështjet e sigurisë

16 prill 2026 | 17:02

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim ministrin grek të Mbrojtjes, Nikolaos Dendias.

Ky takim është mbajtur në shtabin e KFOR-it në “Camp Film City”, në Pristinë.

Sipas njoftimit të këtij misioni, gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutash ka dhënë informata mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet për të ardhmen.

Sipas njoftimit, ai ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin e gjatë të Greqisë në  kuadër të këtij misioni dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.

Ministri grek i Mbrojtjes po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të ketë takime edhe me liderë institucionalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë në…