Komandanti i ri i Gardës së Iowa-s viziton Ministrinë e Mbrojtjes

23 shtator 2019 | 16:25

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrahman Rama, kanë pritur të hënën në takime të ndara komandantin e ri të Gardës Kombëtare të Iowa-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Benjamin Corell.

Në takimin e Ramadanit me gjeneralin amerikan Corell, ku ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci është biseduar për partneritetin e suksesshëm dhe konkret ndërmjet kësaj ministrie dhe FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit shtetërorë.

Ramadani e ka falënderuar gjeneralin Corell dhe përmes tij Gardën Kombëtare dhe shtetin e Iowa-s për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe e ka njoftuar lidhur me procesin e tranzicionit dhe implementimin e Planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, në mënyrë që FSK-ja si institucioni të jetë sa më e gatshëm për ngrijën e kapacitetet e saj si dhe të zhvillohet në atë nivel që të jetë e ndërveprueshëm me institucionet e tjera partnere, dhe në një të ardhme të jetë kontribuuese e paqes globale.

Ndërsa në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes ndërmjet komandantit të FSK-së, Rrahman Rama dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, Benjamin Corell është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Forcës së Sigurisë të Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowas si dhe për gatishmërinë e dy institucioneve për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Rama dhe Correl pritet që nesër të zhvillojnë vizitë në Gardën Kombëtare të FSK-së në Pomozotin si dhe repartet dhe njësitë e Gardës Kombëtare.

Ata po ashtu pritet të marrin pjesë në takimin radhës të shefave të Mbrojtjes në kuadër të Konferencës ShBA-Karta e Adriatikut(A5) që do të mbahet në Shqipëri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e njohur e prodhimeve vendore Fluidi Corporation, me brendin…