Komandanti regjional i KFOR-it vlerëson lartë punën e kryetarit të Junikut

15 tetor 2020 | 14:57

Komandanti regjional i KFOR-it, kolonel Gianluca Figus, ka vizituar Komunën e Junikut, ku është mirëpritur nga kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi, i cili e ka njoftuar me historikun e Junikut, objektivat komunale, prioritetet, zhvillimet dhe gjendjen epidemiologjike.

Kolonel Gianluca Figus ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e Komunës së Junikut si në zhvillim lokal ashtu edhe në angazhim për promovimin e Kosovës përmes projektit “Agenda 2030” dhe për qasjen e hapur për bashkëpunim, mundësi e mirë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta me ndikim në komunitet.

Kryetari i Komunës së Junikut dhe komandanti regjional, kolonel Figus kanë diskutuar rreth mundësisë së binjakëzimit të Komunës së Junikut me komuna nga Italia me karakteristika dhe prioritete të ngjashme dhe avancimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me qëllim të krijimit të bashkëpunimit tradicional ndërshtetëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me…